240 mijë euro për mamografin statik që do të vendoset në Klinikën Onkologjike

Autori:Gazeta Fjala

Grupi i Grave Deputete kanë shprehur në vazhdimësi mbështetjen e tyre për përkrahjen dhënë projektit të Mamografit Mobil, për të cilin projekt, nga buxheti janë ndarë 240 000 euro, i cili do të vendoset në Klinikën Onkologjike.
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu -Kodra përcolli sot punën e Mamografit Mobil ( Ma-Mo), i cili aktualisht është në Fushë Kosovë, e ku po ekzaminohen gratë e kësaj komune nga të gjitha nacionalitetet. Me këtë rast ekipit të Ma-Mo iu dhurua një llaptop dhe një printer, donacion i mbledhur nga punonjësit e OSBE-së, raporton lajmi.net.

amografin mobil 2

Duke falënderuar për donacionin, koordinatori i ekipit të Ma-Mo, Ardian Biçaku, njoftoi se deri me tani Ma-Mo ka qenë në 14 komuna dhe janë ekzaminuar rreth 2700 gra, nga të cilat janë diagnostifikuar 25 raste me kancer të gjirit.

Blerta Deliu Kodra duke përgëzuar ekipin për punën e mirë që po bëjnë theksoi që GGD  po përcjell vazhdimisht punën e Ma-Mo, duke parë me shqetësim numrin e të prekurave me kancerin e gjirit.

Pastaj Oliver Schutte nga OSBE-ja ka theksuar se organizata, të cilën e përfaqëson, e ka përkrahur GGD-në në këtë projekt që nga viti 2012 dhe se  ky donacion për ekipin Ma-Mo, është vazhdimësi e përkrahjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/240-mije-euro-per-mamografin-statik-qe-do-te-vendoset-ne-kliniken-onkologjike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala