24 orshi i fundit me më së paku incidente kriminale

Autori:Gazeta Fjala

 

Raporti 24 orësh i policisë së Kosovës njofton se në shumicën e rajoneve nuk është shënuar asnjë incident kriminal i raportuar. Gjithashtu njoftohet se nuk ka pasur asnjë aksident komunikacioni me fatalitet, transmeton Gazeta Fjala.

Vetëm në rajonin e Pejës dhe dy Mitrovicave sipas këtij raporti kishte pasur incidente kriminale ndërkohë që në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë nuk kishte asnjë të tillë.

Në Pejë është arrestuar një i dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht një person dhe me pas  nga brezi ka nxjerre  armen. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kurse në Mitrovicë një lokal i auto shkollës, është përfshirë nga zjarri nga i cili nuk janë raportuar të lënduar.

Ky raporti njofton se brenda 24 orëve janë shqiptuar 694 tiketa trafiku./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/24-orshi-i-fundit-me-me-se-paku-incidente-kriminale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala