10 mendjet më intelegjente

Autori:Gazeta Fjala

Truri është pa dyshim materia me e organizuar dhe njëkohësisht me misteriozja e njeriut. Duke qene e tille, është thuajse e pamundur qe për momenti te themi me siguri se çfarë e bën një mendje me inteligjente ndaj një tjetre.

Dhe duke mos pasur një përgjigje te sakte te kësaj pyetje, nuk na mbetet tjetër veçse te njohim dhe vlerësojmë ata qe kane koeficienti me te larte te inteligjencës dhe atë se çfarë ata kane bere.

1.    William James Sidis. I datëlindjes 1898, ai njihet si një poliglot dhe koeficienti i tij IQ është vlerësuar ndërmjet 250 dhe 300. Ne moshën 9 vjeçare futet ne Harvard dhe ne moshën 11 vjeçare ai ishte studenti me i ri aty. Përfundoi Universitetin ne moshën 16 vjeçare me rezultate te jashtëzakonshme.


2.    Terence Tao. Koeficienti i tij vlerësohet ndërmjet 220 dhe 230. Australian i datëlindjes 1975, ai përfundoi njëkohësisht nivelin Bachelor dhe Master ne Linders University ne moshën 16 vjeçare. Aftësitë e tija jane te spikatura ne lëmin e matematikes.


3.    Christopher Hirata. Japonezo-amerikan i datëlindjes 1981. IQ e tij vlerësohet ndërmjet 220 deri ne 225. I laureuar për astrofizike ai filloi te dallohet qe ne vitin 1996 kur fitoi Olimpiadën Ndërkombëtare te Fizikes. 16 vjeç bën debutimin pranë NASA-s me idenë e tij për pushtimin e planetit Mars. Aktualisht është profesor ne California Institute of Technology.


4.    Kim Ung-Yong. Koeficienti IQ 210. Aftësitë e tij u panë qe ne moshën 6 muajsh kur arrinte te lexonte rrjedhshëm, dhe ne moshe fare te vogël, veç gjuhës se lindjes, koreane, filloi te mësonte mire edhe disa gjuhe te tjera. Ne moshën 14 vjeçare ai ishte ne gjendje te zgjidhte ekuacione te ndërlikuara.


5.    Garry Kasparov. I vlerësuar si shahisti me i madh i te gjitha kohërave, IQ-ja e tij llogaritet ne 190. Me origjine nga Azerbajxhani ai përmendet për lojën e tij kundër kompjuterit te fuqishëm i cili ishte ne gjendje te llogariste 200 milion lëvizje ne sekonde. Ne vitin 1999, ai udhëhoqi lojën ne atë qe njihet si me e madhja dhe me e rëndësishme ne fushën e shahut, kundër nje skuadre ndërkombëtare e përberë prej 50 mije pjesëmarrësve nga 75 vende te botes.


6.    Marilyn Vos Savant. Koeficienti i saj është verifikuar ne 190. Aktualisht është gazetare. Ka lindur me Missouri ne vitin 1946.


7.    Leonardo da Vinci. Mjeshtri i madh italian i dalluar ne shume profesione, mendohet se ka pasur nje koeficient IQ ndërmjet 180 dhe 190.


8.    Judit Polgar. Hungareze e datëlindjes 1976 ka një koeficient IQ 170. Kampione e madhe e shahut, ajo ka arritur te rivalizoje edhe me shahiste te mëdhenj se Kasparov, Spassky, konsiderohet si shahistja me me madhe e botes.


9.    Albert Einstein. Natyrisht qe listës e personave me koeficientin me te larte te IQ nuk kish se si t’i mungonte ai qe konsiderohet si gjeniu me i madh i të gjitha kohërave.


10.    Stephen Hawking. Britaniku 72 vjeçar është pa dyshim dëshmia e gjalle e mundësive njerëzore për te prekur dhe zgjidhur edhe nga me te vështirat koncepte te fizikes. Koeficienti i llogaritet ne 160, dhe ndonëse i prekur prej një sëmundje te pashërueshme qe e ka bere te qëndrojë i paralizuar prej shume vitesh, ai njihet si pasurues i teorisë se relativitetit dhe mekanikes kuantike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/22523/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala