Vala fut 100 mijë numra të rinj në treg

Kërkesa e madhe nga qytetarët dhe institucionet e vendit kanë detyruar operatorin telefonik VALA që të fusë në treg edhe 100 mijë numra të rinj.
Seria e këtyre numrave të rinj janë me prefiksin 045 dhe fillojnë nga 100 mijë, apo 045 100 xxx.
Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, thotë se kapacitetet e Valës kanë qenë të shfrytëzuara thuajse në total dhe kërkesa për numra bllok i ka shtyer ata që të fusin numrat e rinj në treg.
“Kemi pasur kërkesa të ndryshme dhe të vazhdueshme nga qytetarët për numra të rinj të Valas. Gjithashtu edhe bizneset gjithnjë kanë pasur kërkesa të shumta për numra serik në bllok, gjë të cilën deri tani e kemi pasur të pamundur t’ia plotësojmë për shkak se kapacitetet e Valas-s kanë qenë duke u shfrytëzuar pothuajse në total”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Numrat e rinj të Valës mund të blihen në çdo pikë shitje të Postave të Kosovës dhe pikave tjera të autorizuara për shitje./Gazeta Fjala/