21 vende që rrezikojnë falimentimin

Autori:Avdyl Pajaziti

reqia tashmë është futur prej kohësh në qerthullin e “djallit”: pa para nga jashtë, shteti fqinj shkon i sigurt drejt falimentit. Mirëpo ky vend nuk është i vetmi që ndodhet buzë greminës: janë plot 21 vende të tjera që mund të ndanin të njëjtin fat, herët a vonë.

Në Europë, sipas një studimi të fundit, veç Greqisë, rrezikohen nga falimentimi edhe Irlanda, Spanja, Qipro dhe Portugalia, por jo më pak edhe Mali i Zi, Kroacia, Armenia, Ukraina dhe Maqedonia.

Në Afrikë dhe në Azi përkundrazi, janë vetëm katër shtete që rrezikohen seriozisht.

“Grexit” për momentin duket i tejkaluar, por Greqia ndodhet edhe më tej përpara një mali me borxhe – dhe në këtë hall nuk është e vetmja. Mbi 20 vende të tjera kërcënohen sidoqoftë nga falimentimi, konstaton “Jubilee Debt Campaign” – një organizatë me qendër kërkimore në Londër – në një studim të publikuar kohët e fundit.

Për shumë vende situata është shumë e pasigurt, pasi ato nuk po munden më të përfitojnë shumat që kanë nevojë. Investitorët i frikësohen malit të madh të borxheve për të dhënë kredi të reja, të cilat nuk kanë garanci se i marrin mbrapsht. Vetëm përkundrejt përqindjeve të mëdha, ata mund të lëvrojnë fonde ndaj një vendi të kësaj kategorie. Pagesa e përqindjes e përkeqëson situatën edhe më tej.

Vende të tjera që posedojnë një normë besimi të caktuar ndaj kreditorëve, sipas pikëpamjes së autorit bëjnë shumë pak për të sjellë rregull në financat e tyre. Me gjithë borxhet e larta, ata mund të marrin hua sërish nga bankat para me norma të leverdishme, për shkak të politikave me përqindje të ulëta interesi të bankave qendrore. Për të kursyer kësisoj nuk ka më asnjë arsye. Një qerthull vicioz. Sidoqoftë, Shqipëria nuk duket se zë vend në këtë renditje ose të paktën nuk përmendet në mënyrë eksplicite në asnjërën nga kategorizimet.

Përveç Greqisë janë 21 vende të tjera që renditen në listën e atyre me borxhe të larta shtetërore. Sidomos të prekura nga fenomeni i rrezikshëm vlerësohen rajone të tëra në Europë, Afrikë Veriore dhe Lindje të Mesme. Shumë nga vendet me nivele të larta borxhesh në vitin 2005 përfituan një shkurtim të tyre nga vendet e G8-s. Ata u mendua se kështu mund t’ia nisnin nga zeroja e të arrinin shpejt mirëqenie, që më pas të menaxhonin lirisht financat e tyre publike. Një perceptim e vendim i gabuar, sikurse dëshmohet nga zhvillimet aktuale.

“Jubilee”, në studimin e vet, vlerëson se një vend ndodhet në një situatë akute krize borxhesh, nëse:

– borxhet kapin nivelin e më se 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

– përqindja e rikthimit shkon më shumë se 15 për qind e të ardhurave shtetërore.

Studimi, sidoqoftë nuk merr parasysh asnjë trend, si për shembull kur një vend vjen nga një nivel i lartë borxhesh, e që këtë trend e ka shkurtuar ndjeshëm prej vitesh e në mënyrë të vazhdueshme.

Më konkretisht, ja cilat janë 22 vendet që aktualisht gjenden në listën e studimit të “Jubilee”, në një krizë borxhesh apo që vlerësohet se mund të shkojnë drejt falimentimit, të grupuar sipas kontinenteve:

Europa

Armenia
Greqia
Irlanda
Kroacia
Maqedonia
Mali i Zi
Portugalia
Spanja
Ukraina
Qipro
Amerika

Belize
Kosta Rika
Republika Dominikane
Salvadori
Grenada
Ishujt St. Vincent dhe Grenadinë
Afrika

Gambia
Zimbabve (aktualisht e falimentuar)
Sudani (aktualisht i falimentuar)
Tunizia
Azia

Libani
Sri Lanka
Ishujt Marshall
Në rrezik të madh për të rrëshqitur herët apo vonë në krizë borxhesh, janë edhe 14 vende të tjera, nëntë prej të cilave në Afrikë. Te vendet me rrezikshmëri të shkallës së mesme, janë vende të tilla si Polonia, Italia dhe Hungaria./Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/21-vende-qe-rrezikojne-falimentimin-nga-borxhet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala