21 të arrestuarit në Kumanovë po hetohen për terrorizëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Familjarët e nëntë kosovarëve të vrarë në Kumanovë nuk po u besojnë rezultateve të autopsisë të kryera nga autoritetet maqedonase.

Dyshimet i kanë shprehur në një shkresë të përbashkët që ia kanë dorëzuar Prokurorisë së Shtetit. Po duan që trupat e familjarëve t’i nënshtrohen edhe një herë ekzaminimit në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kërkesa e tyre është pranuar nga Prokuroria e Shtetit. Prokurori Ali Rexha ka urdhëruar Departamentin e Mjekësisë Ligjore që të kryhen ekzaminimet. Ekspertët e udhëhequr nga Arsim Gërxhaliu pritet të punojnë gjatë fundjavës.

Trupat e pajetë të Xhafer Zymerajt, Beg Rizajt, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt janë sjellë të premten në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ata janë vrarë dy javë më parë në një incident të armatosur ndërmjet një grupi prej rreth 40 personash kryesisht nga Kosova dhe autoriteteve policore të Maqedonisë. 21 kosovarë janë arrestuar dhe paraburgosur atje. Po hetohen për vepra që lidhen me terrorizmin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/21-te-arrestuarit-ne-kumanove-po-hetohen-per-terrorizem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala