2015: Numri i turistëve në botë arriti shifër rekord në 1.2 miliardë

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) publikoi të dhënat e fundit për ecurinë e industrisë së turizmit për vitin 2015, sipas të cilave numri i turistëve ndërkombëtar u rrit me 4.4% duke arritur një shifër rekord prej rreth 1.2 miliardë.

Rritje shënuan edhe netqëndrimet (50 milionë më shumë) duke konfirmuar faktin se kjo industri nuk njeh krizë. Për të gjashtin vit me radhë rritja është mbi 4%.

“ Turizmi ndërkombëtar arriti nivele të larta në vitin 2015. Performanca ndikoi në rritjen e ekonomisë botërore dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Kjo është thelbësore për të nxitur hartimin e politikave që kontribuojnë në rritjen e industrisë, por edhe facilitetet e udhëtimit, burimet njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, tha sekretari i përgjithshëm i UNËTO Taleb Rifai.

Sipas raportit, kërkesa ka qenë e fortë, pavarësisht rezultateve të disa destinacione që janë ndikuar nga normat e shkëmbimit valutor, rënies së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera të para.

“Rezultatet për vitin 2015 u ndikuan edhe nga një sërë faktorësh, si : kurset e këmbimit, çmimet e naftës, krizat natyrore dhe artificiale. Duhet të kuptojmë se një pjesë e ecurisë së industrisë varet edhe nga çështjet e sigurisë, por edhe nga kapacitetet tona kolektive për të promovuar udhëtimin e sigurt. Në këtë drejtim, UNWTO iu kërkon qeverive të përfshijnë administratat turizmit në planifikimin e tyre për sigurinë kombëtare, në mënyrë që të ulet rreziku i kërcënimeve”, tha z. Rifai.

Gjatë vitit 2015, industria e turizmit në Europë u rrit me rreth 5% në vlerë absolute dhe relative, duke u ndikuar nga një euro më e dobët në krahasim me dollarin dhe monedhat e tjera. Numri i turistëve ndërkombëtar arriti në 609 milionë ose 29 milionë më shumë se në vitin 2014. Europa Qendrore dhe Lindore realizoi një rritje prej 6%, pas rënies që u vu re në vitin 2014.

Në rajonin e Europës Veriore rritja është vlerësuar në 6%, ndërsa në atë të Mesdheut 5% dhe në Europën Perëndimore në 4%.

Në destinacionet e ekonomive në zhvillim rritja e numrit të turistëve u llogarit në 4%.

Pritshmëritë për vitin 2016 mbeten kryesisht pozitive edhe pse në një nivel pak më të ulët në krahasim me dy vitet e mëparshme. UNWTO parashikon që numri i turistëve turistike ndërkombëtare të rritet me 4%

Sipas rajoneve, rritja pritet të jetë e fortë në Azi dhe në Paqësor (+ 4% në + 5%) dhe Amerika (+ 4% në + 5%), e ndjekur nga Europa (+ 3.5% në + 4.5%).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/2015-numri-i-turisteve-ne-bote-arriti-shifer-rekord-ne-1-2-miliarde/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala