20 vjeçari shqiptar vetëvritet për dashurinë, paralajmëron në Facebook (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

I riu shqiptar ka zgjedhur t’i jap fund jetës, pas ndarjes me të dashurën e tij. Dashuria e tij për një femër duket se i ka kushtuar jetën të riut, i cili është hedhur nga kati i 7 i një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, rreth orës 15:00 të mesditës së sotme, akt të cilin e ka kryer vetëm pak minuta pas paralajmërimit për “ikje” postuar në Facebook.

Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Shtatori”. I riu ishte ngjitur në tarracën e ndërtesës 7 katëshe, e cila funksiononte si bar-kafe.

Prej andej është hedhur nga lartësia. Goditja ka qenë fatale, duke i marrë jetën të riut.


Përpara se ai të kryente aktin e rëndë, ka lënë një shënim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, shënim që zbulon deri diku edhe motivin e vetëvrasjes së tij.

“Vajza bëni mirë t’i besoni kur një djalë thotë se jep jetën për ty”,- e nis ai shënimin në rrjeti social, dukë nënkuptuar që një histori dashurie e shtyu drejt këtij akti.
Më tëj V.LL shpreh dashurinë për vëllain dhe prindërit, si dhe u kërkon atyre ndjesë. Postimi i tij në fund mbyllet me frazën “Allahu Ekber”, raportojnë mediat online në Shqipëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/20-vjecari-shqiptar-vetevritet-per-dashurine-paralajmeron-ne-facebook-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala