20 vjeçari i helmoi nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në Maqedoni

Autori:Gazeta Fjala

Janë zbuluar autorët që ditë më parë helmuan dhjetëra nxënës e profesorë shqiptarë të shkollës ekonomike në Shkup, “Arsenije Jovkov”.

Policia ka identifikuar 20-vjeçarin maqedonas Nikolla Xhikovski”, si kryes të kësaj vepre.

Ai ka hedhur helmin me sprej në shkollë, informojnë mediat maqedonase. Po kështu ka nisur procedimi penal edhe ndaj 16-vjecarit Antonio Toshev, që është nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë, si dhe 17-vjecarit Albin Kurtoviq.

Nxënësit e helmuar shqiptarë përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe të frymëmarrjes.

Incidenti i helmimit të nxënësve shqiptarë, ndodhi para dy ditësh, kur 14 nxënës dhe një profesor, përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe derdhje lotësh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/20-vjecari-i-helmoi-nxenesit-dhe-mesuesit-shqiptare-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala