20 vetëvrasje për pesë muaj në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Vetëm brenda pesë muajve të këtij viti në Kosovë janë njëzet persona të cilët kanë kryer vetëvrasje dhe 64 vetëvrasje në tentativë.

Numri i vetëvrasjeve në Kosovës po mbetët ende shqetësuese. Përveç evidentimeve të rasteve, institucionet e Kosovës nuk po bënë ndonjë projekt i cili tenton të parandaloi vetëvrasjet.

Faktorët të cilët qojnë deri tek vetëvrasja mbeten të ndryshme. Mirëpo faktorët kryesor sipas sociologëve është zhvillimi i plotë i një sistemi institucional dhe social në Kosovë.

Rasti i fundit ishte në një fshat të Drenicës, kur një vajzë e fejuar kishte bërë vetëvrasje për shkak se baba i saj e kishe rrahur në prani të të fejuarit dhe familjes së tij, për shkak se ajo ishte vonuar te kjo familje.

Të dhënat e Policisë së Kosovës të cilat i ka siguruar, KosovaPress i bie që ky viti ka rënie të vetëvrasjeve dhe vetëvrasje në tentativë, pasi në vitin e kaluar ishin 79 vetëvrasje dhe 246 vetëvrasje në tentativë.

Sociologu Artan Muhaxhiri ka thënë se numri i vetëvrasjeve gjatë viteve të fundit po mbetët në rritje dhe se çështja e kësaj është shumë delikate.

Sipas Muhaxhirit, institucionet e Kosovës nuk po krijojnë as kuadro dhe as financa të cilat merren me trajtimin e këtij problemi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/20-vetevrasje-per-pese-muaj-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala