20 femra kosovare pjesë e luftës së ISIS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Florim Shatrolli nga grupi anti-terrorizëm në Policinë e Kosovës, ka thënë se janë rreth 20 vajza të përfshira në luftën e ISIS-it, por të cilat sipas tij trajtohen si viktima meqë janë nënshtruar presionit për t’iu bashkuar asaj lufte.

Ai këto fjalë i tha gjatë një tryeze të organizuar në kalanë e qytetit të Vushtrrisë mbi rolin e gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Donika Hoxha-menaxhere e programit në Qendrën Kosovare të Studimeve të Sigurisë, tha se në bashkëpunim me zyrën e BE-së janë duke zhvilluar një fushatë avokimi në çdo komunë për vetëdijesimin e shoqërisë rreh asaj se çfarë një grua mund të bëjë në parandalimin e kësaj dukurie.

Ndërkaq, Afërdita Mikullovci zëvendësdrejtoreshë e policisë rajonale në Mitrovicën e Jugut tha se policia ka filluar e vetme dhe në mungesën e përkrahjes së institucioneve të tjera luftimin e ekstremizmit.

Ajo njëherësh kërkoi nga nënat shqiptare që të dëshmojnë edhe njëherë rolin e fuqishëm që kanë në shoqëri, duke i identifikuar dhe kontrolluar gjestet e fëmijëve të tyre që do të çonte në parandalimin e tyre në ekstremizëm.

Kurse përfaqësues të ndryshëm nga rinia kosovare pjesëmarrës në këtë tryezë fajin ia kanë lënë institucioneve shtetërore për përfshirjen e të rinjve në grupe terroriste, si shkak i mungesës së kushteve ekonomike dhe perspektivës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/20-femra-kosovare-pjese-e-luftes-se-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala