20 fakte interesante për futbollin

Autori:Avdyl Pajaziti

Futbolli është një nga sportet më të shikuara dhe më të përfolura. Ai është një sport popullor me një histori të gjatë dhe shumë fakte të panjohura dhe interesante.

Kjo është një listë e shkurtër, me fakte që ju duhet të dini në lidhje me një nga sportet më të dashura:

1. I njohur si CUJU, lojë e lashtë kineze ( tani e njohur si futboll ) filloi nga shekulli i 3.
2. Loja e parë e futbollit që u transmetua në televizion ishte një ndeshje miqësore në mes Arsenalit dhe rezervave të Arsenal në vitin 1937
3. Gjatë Luftës së Dytë Botërore , ka pasur disa lojëra të futbollit që janë quajtur me emrin “Lojërat e vdekjes” (The Death Match). Ato ishin propagandistike dhe kontrolloheshin nga shteti i Gjermanisë.
4. Më 24 maj 1964, një trazirë filloi pas thirrjes së një arbitëri, ku u vranë mbi 300 persona.
5. Në vitin 1998 , një ekip prej 11 lojtarëve u vra nga rrufeja ndërsa ekipi kundërshtar mbeti i padëmtuar.
6. Në një ndeshje futbolli, mesatarja e vrapimit të një lojtari shkon mbi 9.3 milje, e cila është e barabartë me 15 km
7. Në vitin 2002, Oliver Kahn u bë portieri i parë dhe i vetëm që fitoi Kupën e Botës.
8. Pele është lojtari më i ri i cili fitoi Kupën e Botës të Futbollit në moshën 17 vjeç dhe 249 ditë . Ndërsa , Dino Zoff u bë lojtari më i vjetër i cili fitoi Kupën e Botës në moshën 40 vjeç dhe 133 ditë.
9. Alex Song ka 17 motra dhe 10 vëllezër.
10. Portieri i Liverpool Simon Mignolet flet 5 gjuhë dhe ka diplomuar në shkenca politike.
11. “Dundee United” kanë luajtur kundër Barcelons të cilën e kanë mundur 4 herë në ndeshje profesionale, duke u dhënë atyre një fitore rekord 100% .
12. Ronaldo ( braziliani ) kurrë nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve , pavarësisht se ka luajtur për 5 ekipe. Po ashtu edhe Zlatan Ibrahimovic nuk ka arritur të fitoj Ligën e Kampionëve.
13. Luka Modric i Real Madrid dhe Mark Viduka janë kushërinjë .
14. Javier Zanetti nuk ka marrë karton të kuq në Serie A deri në ndeshjen e tij të 548 . Ryan Giggs nuk ka marrë asnjëherë një karton të kuq në Premier League.
15. Ronaldinho fitoi vëmendjen e mediave, atëherë kur ekipi i tij fitoi një lojë me rezultat 23-0 . Ai shënoi të gjitha golat.
16. Eden Hazard, Garry Cahill, Fernando Torres, kanë nga një djalë me emrin Leo.
17. Mark Hughes dikur ka luajtur dy ndeshje në një ditë të vetme. Në mëngjes ai ka luajtur për Uells kundër Çekosllovakisë në Prag, dhe pastaj për Bayern Munich në pasdite.
18. Ish- kapiteni i Tottenham Hotspur, Ledley King mban rekordin për golin më të shpejtë në Premier League . Ai shënoi 10 sekonda pas fillimit të ndeshjes kundër Bradford në sezonin 2000/01.
19. Rio Mavuba ka lindur në ujërat ndërkombëtare. Në certifikatën e lindjes së tij nuk ka një shtet të shkruar. Aty shkruan “i lindur në det “.
20. Mesfushori i Stoke City, Charlie Adam është më i ri se Cristiano Ronaldo./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/20-fakte-interesante-per-futbollin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala