20 arsimtarë të Prishtinës qe dy muaj pa paga e kontrata

Autori:Avdyl Pajaziti

Njëzet punëtorë arsimorë të shkollave fillore e të mesme të Komunës së Prishtinës kanë hyrë në muajin e tretë të punës pa paga e kontrata.

S.G. thekson se për këtë i ka dërguar letër edhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, nga e cila ka kërkuar më shumë sqarime se pse po ndodh diçka e tillë. Se Drejtoria e Arsimit i ka pranuar dy ankesa me shkrim dhe disa ankesa gojore të punëtorëve arsimorë të kësaj kategorie, e ka pohuar edhe drejtoresha e Arsimit të Prishtinës, Arbëri Nagavci, të hënën.

Punëtorët që nuk kanë marrë paga janë pranuar në punë në bazë të një konkursi të shpallur më 5 janar të këtij viti. Ankuesi, për më tepër, për mosfutjen në listën e pagave është ankuar se pse kjo po ndodh pa iu dërguar nga Komuna asnjë arsyetim i qëndrueshëm dhe pa asnjë paralajmërim. Halli i tij, pra, është se Drejtoria do të duhej t’ua jepte ndonjë sqarim paraprak.

“Si është e mundur që 2 muaj të mos kemi kontratë pune, pa asnjë sqarim nga DKA-ja në Prishtinë”, ka pyetur S.G., teksa nuk e ka anashkaluar as problemin e mbijetesës./GazetaExpress/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/20-arsimtare-te-prishtines-qe-dy-muaj-pa-paga-e-kontrata/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala