18 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin kundër Asociacionit dhe Demarkacionit

Autori:Gazeta Fjala

Afër 18 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin e organizuar nga partitë opozitare kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi

Edhe gjatë ditës së sotme, ndonëse ditë vikendi, në 10 tendat e vendosura në Prishtinë, shihen shumë qytetarë të interesuar për të nënshkruar këtë peticion.

Qytetarët shprehen të revoltuar me marrëveshjet e fundit, të cilat janë bërë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Sipas tyre, nuk falet toka për të cilën kanë derdhur gjak shumë shqiptarë.

Nga partia opozitare më e madhe në vend, Vetëvendosje, thonë se kjo është një nga mënyrat për t’i treguar Qeverisë se populli i Kosovës nuk e do “Zajednicën”.

Nol Nushi, aktivist i kësaj partie, tha për KosovaPress se interesimi nga ana qytetarëve është jashtëzakonisht i madh dhe po rritet gradualisht. Sipas tij, ky peticion do të zgjasë 10 ditë deri në dy javë, varësisht se çka ndodhë me situatën politike në vend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/18-mije-qytetare-nenshkruajne-peticionin-kunder-asociacionit-dhe-demarkacionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala