177 veturat e Qeverisë shiten për 205 mijë euro, ja kush janë blerësit

Autori:Avdyl Pajaziti

177 veturat e Qeverisë së Kosovës përfundimisht janë shitur. Ato i kanë blerë katër persona të ndryshëm, nga Peja, Skenderaj, Istogu e Prishtina. Derisa për t’i bërë për vete tërë këto vetura ata kanë paguar mbi 205 mijë euro.
Qeveria e Kosovës së bashku me agjencitë e saj para dy muajve kishte hapur ankand për shitjen e 177 automjeteve. Kurse, ministria e Administratës Publike, në fillim të kësaj jave ka bërë publike kontratën e fituesve të tyre.

Në këtë njoftim tregohet se këto vetura i kanë blerë “Liridoni –D” nga Peja, Sali Gashi nga Skenderaj, Visar Ademaj Istog si dhe Habib Krasniqi nga Prishtina.

Kurse, njoftimin për dhënie të tenderit të publikuar nga KRPP bëhet e ditur se këtyre personave i është dhënë kontrata.

“ Personit të emëruar më poshtë i është dhënë kontrata për shitjen e kërkuar të detajuar më poshtë. Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë te Organi Shqyrtues i Prokurimit, sipas dispozitave të Kapitullit IX të Ligjit Nr. 04/L-042, Ligji mbi Prokurimin Publik në Kosovë”, thuhet në këtë njoftim, shkruan Gazeta Express.

Qytetarët e Kosovës kishin shprehur interesim të madh për të blerë veturat që i kanë shfrytëzuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, pati thënë zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi.

“Kanë qenë më shumë se 500 persona të cilët janë interesuar për këto 177 vetura të cilat kanë një vlerë prej 145 mijë euro si vlerë fillestare. Normal se kjo është një konkurrencë e hapur një ankand i hapur dhe të premten kur mbyllet edhe vet ankandi ne do t’i pranojmë të gjitha ofertat nga qytetarët për blerjen e këtyre veturave”, pati thënë Abrashi.

Çmimi fillestar i shitjes së të gjitha automjeteve i shti caktuar të jetë afër 1 milion e 900 mijë euro. Afër 90 për qind e automjeteve të cilat kishin dalë në shitje ishin jashtë përdorimit.

Në këtë ankand, automjeti më i shitur në Kosovë, Golf 2, shitet për vetëm 200 euro, përderisa çmimi i një veture të tillë në tregun real shkon deri në mbi 1 000 euro. Derisa, çmimi më i lartë i një veture ne këtë ankand ka qenë mbi 2 mijë e 600 euro.

Shitja e këtyre automjeteve kishte ardhur pas vendimit që kishte marrë Qeveria e Kosovës në muajin shkurt të këtij viti për të reduktuar veturat brenda saj, pasi që sipas tyre ka vetura për të cilat bëhen shpenzime të panevojshme.

Po ashtu, është vlerësuar se po bëhen shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen e tyre se sa që ato të blihen të reja/Gazeta Express/.

Çmimi dhe blerësit e veturave
Për Llot 1 : 23,800.00 € ( Liridoni –D )
Për Llot 2 : 23,847.87€ ( Sali Gashi )
Per Llot 3 : 10,650.00 (( Liridoni –D)
Per Llot 4 : 46,788.85 ( Sali Gashi )

Per Llot 5 : 22,616.00 ( Visar Ademaj )

Për Llot 6: 11,222.22 € ( Sali Gashi )
Për Llot 7: 29,360.48 € ( Sali Gashi )
Per Llot 8 : 23,617.00 € ( Habib Krasniqi )
Për Llot 9: 13,616.00 € ( Visar Ademaj )

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/177-veturat-e-qeverise-shiten-per-205-mije-euro-ja-kush-jane-bleresit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala