170 të lënduar në protestë

Autori:Zekirja Shabani

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, bënë të ditur se ditën e djeshme me datë 27.01.2015, në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve në protestë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar.

Stafi mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjente dhe të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë në gatishmëri të plotë, për të trajtuar të gjitha rastet të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në këto klinika.

Vlen të theksohet se furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i plotë, po ashtu të gjitha kapacitet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke kryer radiografitë e nevojshme, CT e deri tek Rezonanca Magnetike.

Duke parë situatën dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, ka formuar shtabin emergjent, për menaxhim të situatës.

Shtabi emergjent ka pasur këtë përbërje:

Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK

Dr. Basri Lenjani, Drejtor i Shërbimit Klinik Emergjent

Dr. Rifat Bajrami, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë

Dr. Saudin Maliqi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale

Dr. Blerim Syla, Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë

Znj. Lirije Beqiri, koordinatore nacionale për infermieri SHSKUK

Znj. Mexhide Sojeva, kryeinfermiere e Shërbimit Klinik Emergjent

Znj. Fëllënza Spahiu, kryeinfermiere e Klinikës së Kirurgjisë

Shtabi emergjent vlerëson dhe konstaton se situata është menaxhuar mirë, falë përkushtimit të profesionistëve shëndetësorë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/170-te-lenduar-ne-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala