170 milionë euro për Gjykatën Speciale

Autori:Zekirja Shabani

Krijimi i Gjykatës Speciale do të kushtoj hiq më pak se 170 milionë euro. Gazeta Fjala mëson nga burime diplomatike se këto para do ti jepen Kosovës donacion nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Per gjykatën speciale kostoja është llogariotur rreth 170 milionè euro”, thotë ky burim.

Megjithatë, ende nuk është finalizuar kostoja e tërë projektit, por vendet e angazhuara për themelimin e kësaj gjykate tashmë i kanë përafruar llogaritë financiare dhe kanë nxjerrë këtë shifër si preliminare.

Kosova thuhet se do ti përfitoj këto mjete në emër të forcimit të sektorit të drejtësisë dhe mekanizmave për rend dhe ligj.

Të enjten është publikuar një dokument sekret që tregon se si do të themelohet kjo gjykatë dhe cili do të jetë funksioni i sajë.

Në këtë dokumnet tregohet se Dhomat e specializuara do të kenë juridiksion mbi krimet në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.

Brenda juridiksionit lëndor të tyre, Dhomat e specializuara kanë përparësi mbi të gjitha gjykatat e tjera të Kosovës. Në çdo fazë të hetimeve ose procedurave, Dhomat e specializuara ose prokurori i specializuar mund të urdhërojnë transferimin e procedurës brenda juridiksionit lëndor të tyre nga ndonjë prokuror tjetër ose ndonjë gjykatë tjetër [përveç Gjykatës Kushtetuese] në territorin e Kosovës tek Dhomat e specializuara dhe prokurori i specializuar. Prokurori i shtetit ose gjykata u përcjell Dhomave të specializuara çdo shkresë dhe të gjitha shkresat që i përkasin lëndës së kërkuar. Urdhri i Dhomave të specializuara për transferim është përfundimtar dhe detyrues.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/170-milion-euro-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala