17 vjet nga “Epopeja e Dukagjinit”

Autori:Avdyl Pajaziti

Nën Patronazhin e Komunës së Deçanit, të martën (sot), shënohet përvjetori i 24 Marsit, Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.

Në këtë përvjetor bëhen 17 vjet edhe nga fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë.

Për nder të kësaj dite nga ora 10:00 – 12:00 organizohen homazhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan, ndërsa në orën 13:00, mbahet manifestimi qendrorë në Deçan, në sheshin e qytetit.

Pas manifestimit, mbahet koncert i madh, i hapur për qytetarë, me emra të njohur të këngës shqip.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/17-vjet-nga-epopeja-e-dukagjinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala