17 vjeçari akuzohet për katër vrasje

Autori:Gazeta Fjala

17 vjeçari është akuzuar për katër vrasje të shkallës së parë dhe shtatë tentativa për vrasje pas një fushate të përgjakshme në provincën kanadeze Saskatchewan të premten, ku ai kishte vrarë katër persona.

Policia tha se sipas ligjit për të miturit, identiteti i tij nuk mund të bëhen publik.

Ai në shtëpinë e tij me armë zjarri vrau vëllezërit e tij, 17-vjeçarin Dayn Fountain dhe 13-vjeçarin Drayden. Vrasjet gjakatare vazhdoi në shkollë ku vrau mësuesen dhe asistenten e saj.

Me të mbërritur policia në vendin e ngjarjes filluan të shtënat në shkollë dhe në shkëmbimin e zjarrit u plagosën shtatë persona të tjerë.

Akoma nuk dihen motivet e sulmuesit, i cili në fillim të javës do të dalë para gjykatës.

Banorët vendas sot u mblodhën para shkollës, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në nderim të të vrarëve.

Të shtënat dhe sulmet e armatosura në institucionet arsimore kanadeze janë të rralla. Megjithatë, sulmi më i përgjakshëm ndodhi më 6 dhjetor, 1989 në Montreal, kur sulmuesi 21-vjeçar Marc Lepine në kolegj, ku ai kishte studiuar, vrau 14 vajza para se të kryente vetëvrasje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/17-vjecari-akuzohet-per-kater-vrasje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala