17 vite nga rënia e Mujë Krasniqit

Autori:Zekirja Shabani

Më 14 dhjetor  bëhen plotë 17 vite kur më 1998 komandanti Mujë Krasniqi, i njohur me nofkën “kapuçi” bashkë me 41 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë në një pritë nga forcat serbe  në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri.

Në përvjetorin e rënies Krasniqi, është përkujtuar nga bashkëluftëtarët., raporton Gazeta Fjala

Deputetit i AAK-së  Lahi brahimaj në një postim në facebook, përveç të tjerash ka shkruar për sakrificën që kanë bërë ai dhe luftëtarët tjerë për vendin e tyre.

“17 vite nga rënia Komandant Mujë Krasniqi! Muja detyrën që e kishte për lirinë e Kosovës e kreu me pushkë në dorë e me aktin më të lartë e më sublim të vetëflijimit njerëzor. Miku im, me gjakun tënd e të shumë bashkëluftëtarëve tjerë u mbrojt kjo tokë, nuk e lejojmë as sot e as kurrë që ky gjak të humbët e kjo tokë të falet”,  ka shkruar Brahimaj.

Mujë Kransiqi ishte ndër luftëtarët e parë të luftës së armatosur të UÇK-së në Kosovë.

Pas rënies së tij, Brigada 113 mori emrin e komandant Mujë Krasniqi, e cila gjatë luftës i dha kombit edhe 166 dëshmorë tjerë.

Ai lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiq të Klinës. Filloren e ka kryer në Ujëmirë të Klinës./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/17-vite-nga-renia-e-muje-krasniqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala