17 protestues i pret masa e paraburgimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore, para Gjykatës Themelore të Prishtinës sot janë sjellë 17 protestues, të arrestuar gjatë protestës të së mërkurës.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgim për të gjithë këta prej 30 ditësh, me akuzën “Pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizëm”, transmeton koha.net.

Policia më herët kishte njoftuar raportuar për 22 protestues të arrestuar dhe ndërkohë nuk ka pasur njoftime për lirimin e ndonjërit prej tyre.

Gjykata Themelore pritet që brenda ditës të marrë vendimin në lidhje me kërkesën e Prokurorisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/17-protestues-i-pret-masa-e-paraburgimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala