17.000 veteran lufte që nuk e kapën pushkën

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy listat e Agim Çekut flasin për shifra të ndryshme të veteranëve. Listën e parë me 13 mijë veteranë Çeku ia ka dorëzuar KFOR-it më 1999. Të dytën me mbi 30 mijë veteranë ia ka prezantuar publikut më 2015.

Të dyja janë prezantuar si të vërteta. Në listën që Çeku ia kishte dorëzuar KFOR-it thuhet se Shtabi i Përgjithshëm kishte 39 pjesëtarë, Zona Operative e Drenicës – 2.611, shkruan ‘Koha Ditore’.

Ajo e Pashtrikut – 1.715. Zona e Dukagjinit kishte gjithsej 1.537 pjesëtarë. Ajo e Shalës – 1.253. E Llapit – 4.523. Zona e Nerodimes kishte 1.253. Ajo e Karadakut kishte veç 347 pjesëtarë. Batalioni 1/60 kishte 110, derisa Qendra Shkollore kishte 30 pjesëtarë. Brigada 200 e Logjistikës kishte 40.

Me verifikim numri i veteranëve kalon 30 mijë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/17-000-veteran-lufte-qe-nuk-e-kapen-pushken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala