16 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë bërë 16 vjet nga momenti më famëkeq për 150 të burgosurit në Burgun e Dubravës, të cilët u vranë nga gjuajtjet e aeroplanëve të NATO-s.

Duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, forcat ajrore të NATO-s filluan bombardimet mbi pavijonet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë.

Ky skenar i pushtuesit serb zgjati deri më 22 maj, kur NATO e kuptoi se aty nuk ishin forcat serbe, por të burgosurit shqiptarë.

Përpos 150 viktimave, në këtë burg mbeten të plagosur edhe 300 të tjerë.

Nga rreth një mijë të burgosur, të cilët ishin në rreshtin e parë, janë gjuajtur për vrasje me bomba e armë dhe mbi 150 të burgosur politik dhe ordiner shqiptarë janë vrarë, ndërsa mbi 300 të tjerë, janë plagosur.

Për këtë krim të bërë 16 vjet më parë nuk është dënuar askush, ndërsa kanë munguar edhe hetimet nga institucionet e vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/16-vjet-nga-masakra-ne-burgun-e-dubraves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala