16 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s

Autori:Avdyl Pajaziti

Më 24 mars mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës.

Përfshirja e Aleancës Veriatlantike në luftën e Kosovës ka mundësuar, pas fushatës 78-ditëshe, dëbimin e forcave serbe nga Kosova, kthimin e gati një milion refugjatëve shqiptarë dhe instalimin e një administrate ndërkombëtare, e cila ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Megjithatë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet ende aktiv, ndërsa pavarësimi nuk e ka zgjidhur plotësisht mosmarrëveshjen me Serbinë, me të cilën Kosova tani mban bisedime kryesisht për të zgjidhur çështjen e veriut të vendit, që ende mbetet jashtë kontrollit nga institucionet e shtetit të Kosovës.

Sidoqoftë, pa fushatën e NATO-s, që nisi më 24 mars 1999, Kosova do ta kishte pothuajse të pamundur arritjen e shtetësisë dhe të pavarësisë nga Serbia.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/16-vjet-nga-fillimi-i-bombardimeve-te-nato-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala