150 persona humbën jetën në komunikacion këtë vit

Autori:Avdyl Pajaziti

EULEX-i ka organizuar dje një tryezë të rrumbullakët, ku është diskutuar për sigurinë në komunikacionin rrugor.

Në këtë tryezë pjesëmarrës kanë qenë zëvendësshefi i Sektorit për Fuqizim i EULEX-it, Martin Cunningham dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, të cilët shprehën vlerësimet e tyre mbi këtë temë. Pjesëmarrës kishte edhe përfaqësues të qeverisë dhe policë vendas, prokurorë dhe gjyqtarë nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Martin Cunningham, zëvendësshefi i Sektorit për Fuqizim i EULEX-it, i cili e hapi tryezën ka shtjelluar se si përmirësimi efektiv i sigurisë në komunikacion është një rast i madh për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit që të angazhojnë komunitetin në mënyrë pozitive.

Ndërsa, një ligjëratë e një eksperti të EULEX-it nënvizoi që për shkak të mungesë së sigurisë në komunikacion të dhënat tregojnë se për pasojë ka pasur më shumë se 150 aksidente me vdekje, një shifër kjo e lartë krahasuar me numri n e popullsisë së Kosovës. Eksperti i EULEX-it po ashtu vuri në dukje që institucionet e Kosovës po ashtu humbin miliona euro çdo vit si rezultat i zbatimit joefektiv të gjobave dhe se sistemi efektiv i gjobitjes i parandalon shkeljet në komunikacion.

Ndërkaq, Naim Rexha, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka thënë se punëtoria ishte me rëndësi të posaçme duke i pasur parasysh kushtet aktuale në komunikacionin rrugor në Kosovë. Rexha theksoi nevojën për një sistem efektiv të gjobitjes. Sipas Rexhës për ta krijuar një sistem të ri nevojitet bashkëpunimi efektiv ndërmjet institucioneve të ndryshme të Kosovës. Rexha po ashtu nënvizoi nevojën për njohuri më të madhe lidhur me rregullat e komunikacionit dhe sigurinë në mesin e qytetarëve dhe për përmirësimin e legjislacionit lidhur me shkeljet në komunikacion.

Sipas komunikatës që është dërguar për media, qëllimi kryesor i punëtorisë është të vendosë bazën për një qasje më gjithëpërfshirëse për sigurinë në komunikacion, përmes tri temave: Arsimimi Mjedisor/në Inxhinieri dhe përfundimisht edhe Zbatimi, nga të cilat fokusi vihet në pagesën e gjobave. Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, prokurorët, gjykatësit dhe ministri i drejtësisë dhe ai i punëve të brendshme kanë punuar së bashku në mënyrë proaktive gjatë tërë ditës. Nga punëtoria doli një numër i rekomandimeve lidhur me një sistem të ri dhe me kornizën e tij ligjore.

Procesi do të vazhdojë dhe në të ardhmen EULEX-i do ta lehtësojë një takim tjetër në të cilin do të prezantohet një sistem i ri për mbledhjen e pagesave të gjobave dhe plani për zbatimin e tij.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/150-persona-humben-jeten-ne-komunikacion-kete-vit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala