150 mijë nënshkrime sipas VV’së

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se në ditën e 15 të mbledhjes së nënshkrimeve kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e kundër demarkacionit me Malin e Zi, numri i tyre ka tejkaluar 150 mijë.

“Falë interesimit të madh qytetar dhe punës së palodhshme të aktivisteve dhe aktivistëve, ‘Zajednica’ dhe demarkacioni me Malin e Zi do të parandalohen”, thuhet njoftimin e Vetëvendosjes, përcjell koha.net.

“Nuk ka fuqi që mund ta zmbrapsë vullnetin e qytetarëve. Ndërsa nuk ka qeveri që nuk zmbrapset nga ky vullnet. Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës që edhe ditëve në vijim t’i përgjigjen masivisht nënshkrimit të peticionit sepse vetëm angazhimi qytetar mund ta shpëtojë vendin”, thuhet më tej aty.

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes në Kuvendine Kosovës, Glauk Konjufca, në Interaktiv të KTV-së ka treguar se synimi i opozitës është që numri i nënshkrimeve të arrijë në 200 mijë. Pas kësaj, sipas Konjufcës, pakënaqësia do të shprehet në rrugë përmes protestave.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/150-mije-nenshkrime-sipas-vvse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala