15 mijë euro për servisimin e motoçikletave të postës

Autori:Gazeta Fjala

Posta e Kosovës ka hapur tender për servisimin e 180 motoçikletave që përdoren nga postierët për shpërndarjen sa më të shpejtë të letërdërgesave.

Servisimin dhe riparimin e motoçikletave të Postës së Kosovës, do ta bëjë kompania fituese N.N.SH-Ego Elsa & Hyundai Auto shpk, transmeton Gazeta Fjala.

Postës së Kosovës servisimi i180 motoçikletave do t`i kushtoj 15 mijë euro. Kjo kontratë  është paraparë të nënshkruhet me 4 dhjetor dhe do të jetë valide për 12 muaj.

“Ose deri në shpenzimin e bugjetit të parapar nga data e nënshkrimit të  kontratës”, shkruan në njoftimin për dhënie të kontratës.

Sipas njoftimit të të këtij institucioni të publikuar në KRPP çmimi më i ulët për njësi ka qenë 1 mijë e 416 euro. / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/15-mije-euro-per-servisimin-e-motocikletave-te-postes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala