15 kompani kosovare në Forumin ekonomik Gjermani-Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

15 kompani kosovare do të marrin pjesë në Forumin biznesor gjermano-kosovar, i cili do të organizohet në Berlin të Gjermanisë më 27 nëntor të këtij viti. Forumi i parë ekonomik Gjermani-Kosovë ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.

Safet Gërxhaliu ,kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tha se qëllimet e këtij forumi janë  që  bizneset kosovare ti tregojnë vlerat e tyre edhe në vende tjera , të bëjnë promovimin e produkteve vendore si dhe të mobilizohet diaspora për pjesëmarrje.

“..për këtë forum janë të informuar 4 mijë e 500 qind firma gjermane. Dhe kjo shihet si një mundësi e mirë që të përmirësohet imazhi dhe perceptimi i shtetit Gjerman për vendin tonë. Mirëpo vizat vazhdojnë të jenë sfidë  për bizneset kosovare që  të lëvizin lirë ne Evrope”, ka thënë ai .

Por, Gërxhaliu shpreson që vitin tjetër të zgjidhet ky problem , kështu që heqja e vizave në një mënyre  t’i ndihmojë rritjes ekonomike.

Ndërkaq,  përfaqësuesi i forumit biznesor gjermano-kosovar, Salim Abu-Abed ka thënë  se po mundohen t’i përafrojnë interesat e dy shteteve , në mënyre  që shteti i Kosovës të jetë i motivuar  për depërtim  në tregun gjerman dhe që kompanitë gjermane të shprehin interesim  me të madhe që të investojnë  ne Kosovë .

Megjithatë ai tregon se tanimë Gjermania shtetin e Kosovës e sheh  si vend atraktiv dhe me të sigurt  për investime.

Në këtë forum do të marrin pjesë 4500 ndërmarrje gjermane, ndërsa 15 stenda janë të rezervuara për kompanitë kosovare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/15-kompani-kosovare-ne-forumin-ekonomik-gjermani-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala