15 jurist ia mësyjnë Gjykatës Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i konkursit për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Deri të mërkurën në orën 16:00 edhe kur është përmbyllur konkursi kanë aplikuar 15 kandidatë:

Emrush Kastrati, Rafet Haxhaj, Makifete Saliuka, Emine Mustafa, Hashim Çollaku, Ramadan Gashi, Veton Vula, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Musa Dragusha, Imer Berisha, Hava Ismajli, Gresa Cakaj – Nimani, Zef Prenrecaj dhe Remzije Istrefi – Peci.

Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/15-jurist-ia-mesyjne-gjykates-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala