15 çudira për Kinën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kina ka qenë dhe është vendi i mistereve, disa prej të cilave janë tashmë të njohur, por shumë të tjera janë ende një kuriozitet.

1.Në Kinë priten çdo vit 20 milion pemë për të prodhuar prej tyre rreth 80 miliard shkopinj, të cilat ata i përdorin për të ngrënë.

2.Të pasurit që dënohen me burg në Kinë mund të marrin përkundrejt pagesës, njerëz të tjerë të cilët të vuajnë dënimin në vend të tyre.

3.Çdo ditë në Kinë njerëzit hanë rreth 10.000 mace.

4.Në Kinë është e zakonshme që njerëzit te lyejnë me bojë kafshët e tyre qe ato t’i ngjajnë egërsirave.

5.Ne Kinë ka robotë të cilët shërbejnë në restorante. Ato janë në gjendje të marrin porosi, të gatuajnë dhe të shërbejnë ushqimin.

6.E ndërsa hanë macet dhe minjtë, shumë prej popullit kinez nuk hanë djathin. Ata e quajnë këtë gjë një barbari.

7.Të gjitha Pandat, kudo që ndodhen e kanë origjinën  nga Kina.

8.Më shumë se 35 milion kineze jetojnë ende nëpër shpella.

9.Në Kinë, disa rryma të krishterësh mendojnë se Krishti është ende gjallë dhe se ai jeton tashmë i shndërruar në një femër.

10.Nëse një femër në Kinë nuk është martuar deri në moshën 20 vjeçare quhet e lashtë. Në gjuhen vendase “Sheng Nu”.

11.Disiplina ne ushtrinë kineze është unikale.Gjilpërat në qafen e ushtarit nuk e lënë atë të lëvizë kokën, por edhe ta zërë gjumi.

12.Kina ruan rekordin e bllokimit të rrugës prej makinave. Ky bllokim ka zgjatur 12 ditë dhe është shtrirë në 100 km.

13.Në Kinë ka restorante që përdorin për gatim vajra të ricikluar nga mbeturina të përpunimit të kafshëve.

14.Të thithësh ajrin e Beijing-ut, nje zonë industriale në Kinë, është njësoj si të pish 21 cigare në ditë.

15.Çdo pranverë, në Kinë ziejnë vezët në urinën  e djemve të rinj dhe këto konsiderohen si me efekte të veçanta në shëndetin e atyre që i konsumojnë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/15-cudira-per-kinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala