14 milionë euro i kushtoi qeverisë rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

14  milionë euro i kushtoi qeverisë ky rrethrrotullim në hyrje të Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, ende nuk është përfunduar i tëri.

E përfundimi i kësaj kyçjeje mbase do të shkarkonte edhe tollovinë brenda qytetit.

Komuna e Prishtinës e cila ka marr përsipër këtë projekt nga Minsitria e Infrastrukturës tashmë ka nisur procedurat e tenderimit.

Durmishi ,tregoi se cilat rrugë të qytetit lidhen me këtë rrethrrotullim.

Ai tha se tërë procesi është vonuar për shkak të revidimi të planit rrregullues të lagjes Arbëria i cili është plani i vetëm që ka kaluar në asamblenë komunale.

Ndërsa dy urat hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit do i kushtojnë komunën rreth 2 milion euro. Ndërkaq, punimet për ndërtimin e tyre pritet të përfundojnë në mujorin e dytë të viti të ardhshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/14-milione-euro-i-kushtoi-qeverise-rrethrrotullimi-ne-hyrje-te-prishtines-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala