14 mijë pretendent kërkojnë hise në Trepçë

Autori:Gazeta Fjala

Janë rreth 14 mijë kërkesa të kreditoreve të pranuara nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, të cilët kërkojnë hise në gjigantin industrial Trepça.

Këto kërkesa sipas Qeverisë së Kosovës po e zvarrisin rikonstuktimin e kompanisë, shkruan Gazeta Fjala.

Në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKSH), thuhet se rivitalizimi i Trepçës do të luante rol shumë të rëndësishëm për uljen e deficitit tregtar, rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, sidomos në rajonin e Mitrovicës. Kështu, Qeveria e Kosovës, parasheh që kjo ndërmarrje do të punësonte rreth 23 mijë qytetarë të Kosovës.

Mirëpo teknologjia e vjetërsuar dhe mungesa e investimeve në fuqinë punëtore, ndarja e saj në dy njëri autonome si Trepça e veriut si dhe ajo e jugut kanë bërë që gjiganti shtetëror tash e disa vite të mos jetë funksional.

Në SKSH thuhet se nëse ndërrmarrja industriale Trepça arrin të funksionalizohet atëherë në vend do të ketë rritje të të hyrave prej 20 për qind, me vlerë minimale në 39 milion euro.

E gjithë kjo me rezultat vetëm pas pesë vitesh.

“Rivitalizimi i Trepçës do të zvogëlojë deficitin tregtar të Kosovës, do të gjenerojë të ardhura për buxhetin e shtetit, si dhe do të ketë ndikim pozitiv në shumë industri të tjera në Kosovë, duke i dhënë kështu shtytje rritjes ekonomike të vendit”, thuhet në SKSH, raporton Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/14-mije-pretendent-kerkojne-hise-ne-trepce/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala