14 kosovarë konkurojnë për Parlamentin e Zvicrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Më 18 tetor Republika Federale e Zvicres mban zgjedhjet parlamentare. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se në to kësaj radhe konkurojnë 14 kandidatë me prejardhje nga Kosova.

Në mesin e 14 kandidatëve shqiptarë që garojnë për ulëse në parlamentin Zviceran është edhe Diellza Shatri.

Ajo është 22 vjeçare dhe ka origjinë nga Istogu, Shatri është duke studiuar për drejtësi në universitetin e Gjenevës. Thotë se ka vendosur të garojë e bindur se imazhi i shqiptarëve do të përmirësohet dhe ata do të bëhen faktorë i rëndësishëm në Zvicer, raporton RTK.

RTK do të fillojë të transmetojë kronika për secilin kandidat në Zvicër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/14-kosovare-konkurojne-per-parlamentin-e-zvicres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala