133 mijë euro për Ushtrinë e Kosovës

Formimi i Forcës së Armatosur se Kosovës përveç kohës po i kushton edhe buxhetit të shtetit.
Për bërjen e kësaj ushtrie duhen 133 mijë e 240 euro sipas Planit Vjetor të Qeverisë për këtë vit.
Paratë do të investohen në finalizimin e akteve nënligjore sipas kërkesave të Departamenteve dhe njësive organizative në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi në paradën për nder të pavarësisë me 17 shkurt, ka thënë se kjo është hera e fundit ku ne e shohim parakalimin e FSK-së me emrin e saj të deritanishëm.
“Pra, një kohë shumë e shkurtër na ndan nga forca e re cila do t’i ketë kapacitetet e mbrojtjes dhe do ta ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati në një intervistë për medie ka thënë se janë të gatshëm për detyra të reja dhe të ndërrojnë misionin e tanishëm në një mision të ardhshëm.
Ndërkohë sipas Qeverisë kanë mbetur edhe 7 muaj për kalimin e FSK-së në FAK./GazetaFjala/