130 deri në 170 euro do jenë pensionet për veteranët e UÇK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Vlera e pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së, do të jetë nga 130- deri në 170 euro, varësisht prej moshës së tyre.

Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar propozimin e Ministrit të Financave Avdullah Hoti

Vlera e pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së deri në moshën 35 vjeçare të të jetë 130 euro ndërsa për ata mbi moshën 35 vjeçare të jetë 170 euro.

Statusin e veteranit të luftës e kanë fituar rreth 24 mijë , ku rreth 14 mijë nga ta janë të papunë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/130-deri-ne-170-euro-do-jene-pensionet-per-veteranet-e-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala