120 pjesëtarë të ISIS-it u kthyen në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Paralajmërimet që i bëri presidenti i shtetit fqinj – Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, se 70 pjesëtarë të ISIS-it, që ishin nga Maqedonia janë kthyer në këtë shtet, kanë reflektuar në shtimin e masave të sigurisë edhe në Kosovë.

Por përveç kësaj, këto masa janë shtuar edhe pas datës së sulmeve të fundit terroriste në fillim të këtij muaji në Paris, me ç’rast vdiqën rreth 130 persona.

Burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe mekanizmat tjerë relevantë, janë duke përcjellë në detaje aktivitetet e kosovarëve, të cilët në kohë të ndryshme kanë qenë në Siri e Irak e që janë kthyer në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, numri i personave që besohet se kanë qenë në zonën e konfliktit që nga viti 2011 e deri më tani dhe të cilët janë kthyer në Kosovë është mbi 120. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/120-pjesetare-te-isis-it-u-kthyen-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala