12-vjeçarja tentoi ta vriste dy herë nënën e saj shkaku i …

Autori:Avdyl Pajaziti

Teknologjia është bërë për fëmijët e sotëm një fiksim, për të cilën mund të bëjnë edhe gjëra të çmendura.

Një 12-vjeçare nga Kolorado ndodhet në burg, pasi tentoi të vriste nënën e saj, kur kjo e fundit i mori iPhone-in.

Vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, akuzohet se u përpoq të helmonte me pije nënën e saj dy herë, duke i hedhur zbardhues.

“Huffington Post” raporton se ngjarja e parë ndodhi më 2 mars, kur gruaja u sëmurë pasi piu një lëng frutash dhe ndjeu një erë të veçantë, por mendoi se vajza nuk e kishte larë mirë gotën.

Herën e dytë më 6 mars, ajo e ndjeu zbardhuesin në pije e saj. Nëna u konfrontua me vajzën, ku kjo e fundit i kishte thënë se po përpiqej ta vriste, pasi i kishte marrë iPhone-in e saj.

Policia nisi një hetim pasi gruaja u paraqit në spital më 6 mars dhe bën të mundur arrestimin e vajzës më 20 mars.

Gruaja ndodhet jashtë rrezikut, por ndaj vajzës së saj rëndojnë dy akuza për “tentativë për vrasje e shkallës së parë”. 12-vjeçarja ndodhet në paraburgimin për të miturit. /

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/12-vjecarja-tentoi-ta-vriste-dy-here-nenen-e-saj-shkaku-i/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala