10 fakte të panjohura për xhinset

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrobat e prodhuara nga xhinsi janë më të shiturat në të gjithë historinë njerëzore.

Xhinset u bënë popullore sidomos në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur të rinjtë nisën ti vishnin ato në shenjë revolte dhe në shenjë solidariteti me personat qe vinin nga shtresat punetore.

Ja 10 kuriozitete rreth xhinseve

1. Patenta për prodhimin e veshjeve prej materiali xhins është marre nga Jacob Davis e Levi Strauss ne 20 maj 1873.

2. Origjina e emrit Jeans vjen nga Italia. Ne Torino prodhohej një cohe me ngjyre blu qe me pas përdorej ne portin e Genova-s për te mbuluar mallrat qe do te transportoheshin.

3. Ne vitin 2001 ka qene vete kompani Levi’s qe ka blere ne eBay një pale pantallona xhins, shume te vjetra te gjetura ne një miniere. Çmimi i blerjes ishte 46. 532 dollarë. Me pas si to janë prodhuar edhe 500 riprodhime te tjera, te cilat u shiten për 300 dollarë pala.

4. Fillimisht, blue jeans u bene popullore gjate Luftës se Dyte Botërore, kur ushtaret amerikane i mbanin ato kur nuk ishin ne shërbim. Ne vitet ’50, ishte James Dean, i beri ato me te famshme dhe simbol te rebelimit rinor te tyre viteve.

5. Ideja e xhinseve te përdorura lindi për here te pare ne fund te viteve ’60, kur Marty Friedman dërgoi disa pantallona xhins te reja për t’i lare ne një lakanderi, për tu dhënë atyre enkas idenë e te qënurit te përdorura.

6. Përdorimi i pambukut. Me një kosh me pambuk mund te prodhohen 215 pale pantallona xhins. Tokat e zëna nga pambuku kapin një sipërfaqe prej 34 milion hektarë. Aty përdoret 25% e instekticideve te botes si dhe 10% e pesticideve.

7. Blu xhinset gjithsesi nuk kane marrëdhënie te mira me natyrën. Sipas përllogaritjeve te Ëater Footprint Netëork, për prodhimin e një pale pantallona xhins, përdoret 9500 litra ujë, qe do te thotë se ne këtë vështrim, kjo është një gjë me kosto te larte për natyrën.

8. Etiketa Jeans. Prodhuesit me te mëdhenj te xhinseve janë dy kompani angleze, Hoëies dhe Monkee Soil Association.

9. Shtetet ku prodhohen me shume veshjet prej xhinsi janë ne Azi, Kina, India, Bangladeshi. Ne perëndim, vendi ku prodhohen me shume është Meksika.

10. Xhins për vere dhe për dimër. Jo gjithnjë është e lehte për te ndare se cilat janë për tu veshur ne vere dhe cilat për ne dimër. Kjo është e varur përgjithësisht peshës. Kur to janë deri ne 250 gram, janë verore, kur janë ne mbi 500 gram janë për dimër.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/12-fakte-te-panjohura-per-xhinset/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala