12 autobusë me protestues nisen nga Mitrovica në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

12 autobusë me protestues pritet të nisen nga qyteti i Mitrovicës për në Prishtinë, për manifestimin e organizuar nga Opozita që fillon në ora 14:00.

Anëtari i Vetëvendosjes nga dega e kësaj partie në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka thënë për Klan Kosovën se në Prishtinë do të shkojnë për të manifestuar 28 nëntorin nën frymën e protestës, kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe.

Tashmë pranë degës së VV-së në Mitrovicë vetëm kanë filluar që të grumbullohen njerëz, të të gjitha moshave e të cilët në duar kanë flamuj kuqezi.

Këtyre pritet që shumë shpejtë të iu bashkohen edhe anëtarët e AAK dhe Nisma.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/12-autobuse-me-protestues-nisen-nga-mitrovica-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala