115 mijë euro për ushqimin e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës është përkujdesur që të ketë ushqim dhe pije mjaftueshëm për pjestarët e saj.
Vetëm gjatë ditës së marte, ky institucion ka publikuar dy njoftime për dhënie të tenderve për furnizim me ushqime, raporton Gazeta Fjala.
Në të dy tender e policisë fituese është shpallur kompania “BeniDona Plast”, në mesin e nga tre ofertuesve për secilin tender. Shuma e përgjithshme e të cilëve arrinë vlerën e 114 mijë e 652 euro.
Kompania fituese “BeniDona Plast”, do të duhet të furnzioj policinë e Kosovës me pije dhe ushqim për koktej sipas tenderit të parë, me çmimin prej 104 mijë 708 euro.
Ndërsa tenderit i dytë, për të cilin u shpall fituese, kërkon furnizim me ushqim sipas pakove, çmimi i të cilit është 9 mijë e 944 .
Tenderët janë paraparë të nënshkruhen në të njëjtën ditë pra me 3 dhjetor. /Gazeta Fjala/