106 milionë euro “peshojnë’ ndërrmarrjet e uzurpuara

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve shoqërore të uzurpuara në Kosovë arrinë në rreth 106 milionë euro, shkruan portali ‘Infokusi.com’.

Bazuar në statistikat e publikuara 368 ndërmarrje shoqërore kanë qenë të uzurpuara kur janë privatizuar nga AKP. Sipas këtij raporti, vlera e ndërmarrjeve të privatizuara në Prishtinë që kanë qenë të uzurpuara arrinë në 58.2 milionë euro, prej të cilave rreth 12 milionë euro kanë qenë lokale të uzurpuara, 12.6 milionë euro ndërtesa administrative dhe tokë, 18.2 milionë euro tokë bujqësore, etj, raporton ‘Infokusi.com’.

Pas Prishtinës me vlerë të pronave të uzurpuara renditet Peja, ku 36 milionë euro ka qenë vlera e privatizimeve me uzurpatorë, prej të cilave 15 milionë euro tokë bujqësore, 7 milionë euro lokale, etj. Në rajonin e Mitrovicës vlera e ndërmarrjeve të privatizuara me uzurpatorë arrinë në rreth 9 milionë euro, prej të cilave rreth 5 milionë euro tokë bujqësore dhe rretj 2.2 milionë euro lokale.

Më së paku probleme me uzurpatorë ka pasur rajonin i Gjlanit, ku vetëm dy ndërmarrje në vlerë prej mbi 700 mijë euro janë privatizuar me uzurpatorë.

Përndryshe, ish-AKM dhe më vonë AKP kanë privatizuara disa ndërmarrje shoqërore pa i larguar uzurpatorët. Si pasojë e kësaj qasje të gabuar blerësit legjitim kanë hasur në vështirësi në marrjen nën menaxhim të ndërmarrjes së privatizuar.

Madje disa blerës për disa vite me radhë po dështojnë ta marrin menaxhimin e pronës, pasi që institucionet e drejtësisë po dështojnë t’i largojnë uzurpatorët me lidhje të fuqishme politike. /Infokusi.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/106-milione-euro-peshojne-nderrmarrjet-e-uzurpuara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala