106 jetë të humbura për 10 muaj në komunikacion

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës ka njoftuar se është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ku vetëm nga janari deri në tetor të këtij viti kanë humbur jetën 106 persona, ose tre më shumë se vitin e kaluar.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, transmeton kp.

Sipas Policisë, shkaktar i aksidenteve në rrugë mbetet faktori njeri, pakujdesia e shoferëve, shpejtësia, tejkalimi i shpejtësisë dhe kyçja e pasigurt në komunikacion.

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thanë se zvogëlimi i numrit të aksidenteve do të jetë prioritet i ministrisë. Ata thanë se në kuadër të vetëdijesimit për një kujdes në komunikacion, në 25 komuna kanë shpërndarë 200 mijë broshura në 158 shkolla.

Policia dhe Ministria e Infrastrukturës kanë vazhduar edhe sot me shpërndarjen e broshurave për vetëdijesimin në komunikacion.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/106-jete-te-humbura-per-10-muaj-ne-komunikacion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala