106 copë fishek në Vërmicë

Autori:Zekirja Shabani

Në pikën kufitare në Vërmicë, thuajse çdo ditë është duke u kapur drogë ose produkte të ndryshme të paligjshme. Të mërkurën doganierët kanë kapur 106 copë fishek në në veturë Golf 3 me targa të Shqipërisë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur nuk është gjetur asgjë por gjatë kontrollve trupore tek tre udhetarëve, në pjesën e barkut nën xhaketën e njërit ndër udhëtarët janë gjetur 106 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm për armë automatike dhe një shufër metalike (pjesë e automatikut)”, thuhet në njoftimin e doganës.

Sipas njoftimit, personi që po voziste veturën është arrestuar nga policia e kosovës dhe rasti është përcjellë për procedim penal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/106-cope-fishek-ne-vermice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala