“Telenori serb” hynë në Kosovë (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosovës do ti shtohet edhe një operator i telefonisë mobile. Është ky operatori mobil serb “Telenor D.O.O” ,,i cili ka aplikuar për telefoninë e tretë mobile në Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike Postare (ARKEP). Gazeta Fjala ka siguruar aplikacionin e operatorit serb “Telenor.D.O.O” të dorëzuar më datën 30 prill të këtij viti.

“…Telenor shpreh interesim për 2 x 25 MHz band. Për shkak të mungesës për momentin të prezencës së tregut, Telenor po e kërkon këtë sub-band frekuencë të gjerë në mënyrë që të sigurojë kualitet të zërit dhe shërbime të të dhënave në territorin e Kosovës dhe fillojë operimet e saj në Kosovë”, thuhet në aplikacion.

Aplikacioni i Telenor D.O.O ka ardhur pas publikimit të njoftimit në muajin mars nga ana e ARKEP për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve frekuencore nga brezi 1800 MHz për sistemet GSM/LTE/UMTS/ËiMAX duke i hapur rrugën kështu vazhdimit të procedurës për dhënien e resurseve frekuencore të nevojshme për avancimin e shërbimeve të gjeneratave të teknologjive të avancuara 3G dhe 4G.

“Në mars të vitit 2015 ARKEP publikoi njoftim për dhënien e frekuencave të bandit 1800 MHz (1710-1785 në dyfishim me 1805-1880 MHz) për shërbime të telefonisë mobile (GSM and IMT). Sa i përket njoftimit ndërkombëtar të dhënë, Telenor nga këtu shpreh interesimin e saj për të fituar aksione në spektrin 1800 MHz dhe të fillojë rrjetin dhe ofrimin e shërbimeve në Kosovë. Për këtë qëllim, bashkë më këtë letër, Telenor dorëzon kërkesë zyrtare për përforimin e radio frekuencave dhe formës relevante të aplikacionit”.

Për frekuenca shtesë në ARKEP, tashmë kanë shpreh interes edhe dy operatorët mobil që operojnë në Kosovë, “Vala” dhe “Ipko”. Këta dy operator kanë aplikuar për brez frekuencor që u mundëson ofrimin e shërbimeve 3 dh 4 G me kapacitete të kualitetit të lartë.

telenor

teleenor 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10506/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala