103 pemë me rastin e 103-vjetorit të Pavarësisë

Autori:Zekirja Shabani

Pranë Kodrës së Madhe tek varrezat e Dëshmorëve, fëmijët e Tiranës do të mbjellin 103 pemë me rastin e 103-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas një njoftimi për mediet, ky veprim vjen si shenjë e ruajtjes të kujtesës së përbashkët, duke nisur kështu hapjen e sezonit të mbjellave nga nisma vullnetare “Mbill pemën tënde”. Nga nesër, vazhdon dhe përhapet në të gjithë Shqipërinë.

“Në të gjitha aksionet e tjera e në vazhdim, nisma ka si qëllim të edukojë mbjelljen e pemëve përmes fëmijëve. Këto pemë do të mbillen nga fëmijët e Tiranës ne fëmijët e fshatit SOS”, thuhet në njoftim.

Të gjithëve u është lënë si detyrë që t’i vendosin pemëve emrin e tyre përmes një etiketoje. Gjithashtu, ata do të vendosin edhe emrin e një njeriu të dashur./shekulli/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/103-peme-me-rastin-e-103-vjetorit-te-pavaresise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala