100 mijë euro për rrugën e Hoçës së Madhe

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit “Asfaltimi i rrugës në fshatin Hoçë e Madhe”, të komunës së Rahovecit.

Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje mirëkuptimi, kryetari i komunës vërteton faktin se investime dhe projekte ka dhe do të ketë edhe në vendet ku jetojnë komunitetet pakicë në komunën e Rahovecit.

Vlera e përgjithshme e këtij projektit arrin shumën e 99.800 euro, në këtë projekt komuna e Rahovecit do të investojë 23,780 euro, kurse nga ana e MAPL-së do të investohen 76.020 euro.
Fillimi i punimeve në realizimin e këtij projekti pritet të bëhet brenda këtij muaji.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/100-mije-euro-per-rrugen-e-hoces-se-madhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala