100 femra për 101 meshkuj

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot raportin “Gratë dhe burrat në Kosovë”.

Disa fakte të rëndësishme të dala nga ky raport janë:

Raporti meshkuj/femra, për 100 femra janë 101 meshkuj;

Jetëgjatësia mesatare është 74.1 vjeç për burra dhe 79.4 vjeç për gra;

Mosha mesatare e të martuarve, për burra 30.8 vjeç dhe për gra 27.3 vjeç;

Të dhënat e fertilitetit, 1.9 fëmijë për një grua;

Koeficienti i maskulinitetit, 112.1 meshkuj, për 100 femra;

Shkalla e analfabetizmit në popullsinë e moshës mbi 10 vjeç, 3.85 %, ndërsa në mesin e grave 3.07 %;

Shkalla e papunësisë për gratë është 38.8 %, 26.9 % për meshkujt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/100-femra-per-101-meshkuj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala