10 zakone që ju ndihmojnë për një mëngjes perfekt

Autori:Avdyl Pajaziti

Shijimi i mëngjesit nuk ka të bëjë me të qenurit “zog mëngjesi” apo “buf nate”. Ndërsa nuk është asnjëherë e lehtë (sidomos për prindër që duhet të dërgojnë fëmijë në shkollë), sërish mund t’i bëni gjërat e këndshme për veten.

Ja disa këshilla për ta bërë mëngjesin e pëlqyeshëm:

1.Flini gjumë aq sa ju nevojitet

Mënyra më e mirë për t’u zgjuar dhe për të shijuar mëngjesin është është të zbuloni se për sa orë gjumë ka nevojë trupi juaj.

2.Takoni një shok për mëngjes

Gjithmonë dita nis mëse këndshëm nëse takoni një njeri që e keni për zemër në mëngjes.

3.Vendosni një alarm “përkëdhelës” për mëngjes

Merrni 10 minuta në krevat që të zgjoheni ngadalë dhe me përkëdhelje.

  1. Përpiquni të mbani shënim ndonjë ide apo ndjesi

Shpesh zgjohemi me ide dhe mendime apo ndjesi se si t’i zgjidhim problemet. Bëni gjithashtu një plan për ditën.

  1. Nisni një ritual të ri kafeje

Provoni pak kanellë në kafe, ose nëse e bëni vetë kafenë hidheni së bashku me të në ujin që zien.

  1. Dilni jashtë

Nëse keni mundësi dilni herët jashtë dhe bëni një shëtitje në vendin më piktoresk që keni afër banesës tuaj. Do ta nisni mëngjesin me qetësinë e dëshiruar.

  1. Lëvizni

Ka njerëz që preferojnë të bëjnë ushtrime fizike apo të shkojnë në palestër në orët e para të ditës. Kjo do t’ju mbajë aktivë gjatë gjithë orëve vijuese.

  1. Përgatisni më parë çdo gjë

Nëse hani mëngjes, përgatitini drithërat e mëngjesit që më parë. Ndërsa bëni darkën, kontrollojeni frigoriferin që të nxirrni përbërësit kryesorë për mëngjesin. Gjithashtu bëni gati dhe rrobat që do të vishni.

  1. Gjeni një argëtim

Si argëtim për mëngjesin, dëgjoni muzikë apo lexoni diçka që ju pëlqen që të zgjoheni siç duhet para se të filloni të ndërveproni me njerëzit.

  1. Nëse gjithçka tjetër dështon, bëni sanduiç mëngjesi

A ka gjë më motivuese që të ngrihesh nga shtrati përveçse një sanduiç i shijshëm me vezë dhe çdo gjë tjetër që ju parapëlqeni?

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-zakone-qe-ju-ndihmojne-per-nje-mengjes-perfekt-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala