10 vrasësit serial qe mund ti keni pranë

Autori:Avdyl Pajaziti

  • Vrasësi serial i Long Island, 10-14 viktima – shumë vende me plazhe janë bërë vend ku vrasësi në fjalë ka hudhur viktimat e tij. Përderisa ka qenë aktiv për disa vite, teknikat e tij janë përmirsuar dhe i është shtuar vetëbesimi. Të gjitha viktimat e tij ishin të hudhura dhe jo të varrosura. FBI thotë se ky vrasës ka shumë njohuri për procedurat policore, dhe është në liri.
  • Vrasësi seria i homoseksualëve, Afrikë e Jugut, 9 viktima – nëntë homoseksualë janë vrarë në Afrikën Jugore gjatë vitit të kaluar. Duket se vrasësi takohet me viktimat e tij online, u fiton besimin, dhe i vret pasi ftohet në shtëpitë e tyre. Aktivistët u kanë bërë thirrje të gjithë homoseksualëve të tregohen më vigjilent kur sjellin të huaj në shtëpi.
  • Vrasjet në Jennings – Luiziana është në gjendje të vazhdueshme terrori, që nga Maji i vitit 2005. 8 gra janë gjetur të vdekura, të gjitha të hudhura në rrugët e fshehura të qytetit të vogël. Të gjitha gratë kishin dy gjëra të përbashkëta: e kaluan natën në një bar, dhe të gjitha kishin probleme me substanca abuzive.
  • Vrasësi serial i Edgecombe Couny, 10 viktima – në Karolinën e Veriut, 10 vajza me ngjyrë janë zhdukur që nga viti 2005 – 9 prej të cilave janë gjetur të vdekura. Të gjitha gratë dhe një mashkull ishin të përfshirë në trafikim dhe kishin probleme me substanca abuzive. Vrasësi në fjalë është ende në liri, pasi që një herë ishte akuzuar për këto vrasje, mirëpo gjykata e ka liruar pasi që thanë se nuk ishte personi që kërkonin.
  • Vrasësi i prostitutave në Kigali, 15 viktima – që nga Korriku i vitit 2012, 15 prostituta janë gjetur të vdekura në qytetin e Kigalit, në Rwanda. Të gjitha prej tyre janë gjetur të vdekura, me ngulfatje, dhe vrasjet më të famshme të tij janë, ato kur ai/ajo vrau tri vajza në mes të ditës përderisa ishin duke hyrë në apartament me dy meshkuj.
  • Vrasësi i Mexicali, 44 viktima – një numër i madh i vrasjeve të femrave në Mexicali që nga vitit 2008, kanë bërë zyrtarët policorë të besojnë se kanë të bëjnë me një grup të vrasave seria, të cilët po targetojnë vajzat në qytet. Nga vrasjet e kryera, vetëm dy nuk ishin prostituta apo të varura nga droga.
  • Vrasësi me fytyrë të qeshur, 200+ viktima – shumë besojnë se vrasësi në fjalë, ka të bëjë më shumë me një legjendë urbane, dhe mbytja e shumë djemve të rinj më në fund ka rënë në sy të FBI. Të gjitha vrasjet ndodhën me skenar të njejtë, një djalosh i ri po kthehej nga festa vonë natën. Karakteristikë e vrasjeve të tij është se afër vrasjeve ai vizaton një fytyrë të qeshur.
  • Vrasësi i autostradës, 450+ viktima – Kjo është në qështje kur vrasësi nuk është një person, por një industri e tërë. Shumica e viktimave ishin të involvuara në trafikim seksual, dhe zakonisht merreshin nga pompat e benzinës.
  • Vrasësi i fëmijëve në Karaçi, Pakistan, 15 viktima – pesë fëmijë ishin zhdukur vitin e kaluar, dhe dy trupa ende nuk janë gjetur. Ndërsa në vitin 2012 të gjitha viktimat e lajmruara të zhdukura, pas një kohe të gjitha ishin gjetur të vdekura në mënyrë mizore, të dhunuara.
  • Grabitqari i Ciudad Juarez, Meksikë, 500+ viktima – Ciudad Juarez, duket të jetë qyteti më i rrezikshëm në botë, Veçmas asaj që është shtëpia e karteleve të drogës, ka një dosje të vrasjeve të bëra kundër femrave. Që nga viti 1993, më shumë se 500 gra janë vrarë në duart e këtij vrasësi të egër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-vrasesit-serial-qe-mund-ti-keni-prane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala