10 VIP-at më bujarë në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Të famshëm, popullorë, të pasur, por edhe bujarë. Janë të shumtë VIP-at e botës së spektaklit dhe të muzikës që impenjohen edhe në anën sociale, si ekonomikisht ashtu edhe shpirtërisht. Mes tyre, vendin e parë e mban Elton John. Ndërkohë, ja se cilët janë dhjetë individët e tjerë që i përkasin kësaj liste si yje që “bëjnë diferencë”.

  1. Elton John është një nga artistët më të impenjuar në luftën kundër AIDS-it, me fondacionin e tij të hapur në vitet ’80. Dëshira dhe veprimi në këtë drejtim i lindi pas vdekjes së disa miqve të tij të ngushtë nga HIV-i. Kantautori gjithashtu është dhurues në raste të tilla si fatkeqësitë, uria, kanceri, të drejtat civile dhe ato të homoseksualëve.
  2. Këngëtari i madh, ikona e grupit U2, por edhe filantropi Bono Vox ka filluar të angazhohet qysh në vitet ’80 me “Amnesty International”, një organizatë ndërkombëtare në mbështetje të të drejtave të njeriut, veçanërisht për të burgosurit e ndërgjegjes. Më pas ai filloi të merrej me fushatat kundër AIDS-it, kundër varfërisë e shumë çështjeve të tjera, aq sa edhe është nominuar plot tri herë për çmimin “Nobel” për paqe.
  3. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i dha jetë organizatës jofitimprurëse “Clinton”, e cila merret me sigurinë, stabilitetin ekonomik, luftën kundër paragjykimeve dhe shkaqeve mjedisore.
  4. Angelina Jolie dhe Brad Pitt përfaqësojnë çiftin më të famshëm të botës së kinemasë edhe për sa i përket angazhimit të tyre në botën e filantropisë. Angelina Jolie ka shpenzuar për raste të ndryshme, por më shumë për refugjatët, ndërsa ajo është ambasadore e Kombeve të Bashkuara. Të dy kanë krijuar fondacionin “Jolie-Pitt” për të luftuar varfërinë dhe për të mbrojtur biodiversitetin. Ndërkohë, nuk mund të harrojmë as fëmijët e adoptuar prej tyre!
  5. Ashtu si dhe artistët e tjerë të përmendur në këtë artikull, edhe Sting angazhohet në organizata të ndryshme humanitare dhe mjedisore. Ai i ka dhënë jetë fondacionit “Rainforest” për të mbrojtur Amazonën dhe veçanërisht njerëzit atje. Sting ka organizuar edhe koncerte për të mbledhur fonde për viktimat e katastrofave mjedisore.
  6. Edhe aktorja komike më në zë dhe njëkohësisht prezantuesja televizive Elle DeGeneres, ka shpenzuar për raste humanitare, në favor të popujve të goditur nga katastrofat mjedisore, si dhe për fushatat kundër tumorit të gjirit. Pikërisht për sa u përket këtyre të fundit ajo shfaqet shumë e angazhuar për të mbështetur Fondacionin e Komen Susan G., por është e njohur edhe për donacionet e saj bujare për organizata të tilla si “Shoqëria njerëzore e Shteteve të Bashkuara” (The Human Society of United States), Fondacioni “Big Life” dhe “Farm Sanctuary” në mbrojtje të kafshëve.
  7. John Legend: aktiviteti i tij vërehet më tepër në drejtim të favorizimit të njerëzve më të varfër të zonave të Afrikës. Për këtë qëllim, ai i ka dhënë jetë edhe shout “Me Campaign”, për të mbledhur fonde. John Legend bën pjesë edhe në “Gentlmen’s Fun”, një organizatë që inkurajon meshkujt dhe përmirëson sjelljen e tyre në shoqëri. Beson shumë në Zot, ndërsa merr leksione në universitet për të promovuar përulësinë, dashurinë dhe këmbënguljen.
  8. Paul McCartney është një nga personazhet më të famshme të botës së spektaklit për sa i përket përfshirjes së tij në botën e veprave të bamirësisë: ka dhuruar miliona sterlina në favor të mbi 90 organizatave të ndryshme, si për shembull për “Greenpeace”, “War Chil e Everyone Matters” etj. Mbështet edhe shoqatat e kafshëve si “la Peta”, “American Wild Horse” dhe “Preservation Campaign”.
  9. Oprah Winfrey, “mbretëresha e TV” është edhe donatore ngulmuese në çështjet humanitare, në betejat për të drejtat civile, fatkeqësitë natyrore, por edhe në fushën e kërkimeve mjekësore. Ajo ka krijuar madje edhe tri fondacione (“The Angel Network”, “The Oprah Winfrey Foundation” dhe “The Oprah Winfrey Operating Foundation”) për t’i dhuruar për bamirësi 100% të të ardhurave. Një herë Oprah u dha 300 të ftuarve të publikut të saj 1000 dollarë dhe u tha atyre që t’ua dhuronin organizatave të ndryshme të bamirësisë sipas zgjedhjes vetjake.
  10. Edhe z. Clooney është shumë bujar dhe i përkushtuar për të pastrehët dhe për ata që vuajnë nga uria në të gjithë botën, por jo vetëm kaq! Ka themeluar “Not On Our Watch” me miqtë e tij Brad Pitt, Don Cheadle, Jerry Weintraub dhe Matt Damon, misioni i të cilëve është të shpëtojnë dhe mbështesin humanitetin dhe të mbrojnë më të dobëtit, emigrantët dhe të keqtrajtuarit. Në këto drejtime, ata kanë realizuar shumë fushata sensibilizuese në Afrikë, Sudan, Kongo dhe Somali. George Clooney mbështet edhe “Save the Children”, “Feeding America” dhe “Stand-Up to Cancer”./Shqip

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-vip-at-me-bujare-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala